Kuvendi i Shqipërisë organizoi një pritje me përfaqësuesit e medias në Shqipëri me rastin e festave të fundvitit

484
Sigal

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta
mori pjesë në pritjen e fundvitit me përfaqësuesit e medias

Nën kujdesin e Kryetarit, z. Ilir
Meta, Kuvendi i Shqipërisë organizoi një pritje me përfaqësuesit e medias në
Shqipëri me rastin e festave të fundvitit.

Në këtë aktivitet festiv ishin të
ftuar drejtues të mediave, botues, analistë dhe gazetarë, të cilët u bënë pjesë
e pritjes së organizuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Në fjalën e tij përshëndetëse,
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta falënderoi të gjithë të pranishmit për
bashkëpunimin dhe bëri apel për të përmirësuar edhe më shumë standardet siç e
meritojnë qytetarët shqiptarë.

“Ju falënderoj të gjithëve për
bashkëpunimin në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe për bashkëpunimin që do të
kemi edhe vitin që vjen. Ka qenë një vit në përgjithësi i mirë. Shpresojmë që
edhe viti tjetër të jetë akoma më i mirë, më i qëndrueshëm, më pozitiv, pa
shumë sfida të cilat nuk po i përmendim, por të gjithë jemi dakord që duhen
standarde më të larta kudo. Duhen në politikë, duhen në Parlament padiskutim,
sidomos të enjten, por besoj që duhen në media, në komunikim. Dhe të
bashkëpunojmë të gjithë për t’i ngritur këto standarde më tej, siç e meriton
vendi ynë, siç e meritojnë qytetarët tanë”, – u shpreh z. Meta, i cili i uroi
të pranishmëve një vit sa më të suksesshëm.

“Unë do të ngre një shëndet për të
gjithë ju, gazetarët, gazetaret,për pronarët, investitorët në media, që ju
mbështesin ju. Dhe urojmë që viti 2017 të jetë një vit i suksesshëm për të
gjithë vendin, qytetarët tanë. Gëzuar Krishtlindjet. Gëzuar Vitin e Ri”, – deklaroi
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta.