Kuvajti dhuron 540 mijë euro kontribut për shoqërinë civile në Kosovë

551
Ambasadori i Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri dhe jo rezident në Kosovë, Najeeb A. Al-Bader dorëzoi në emër të Shtetit të Kuvajtit një kontribut prej 540 mijë Euro për organizatën joqeveritare në Kosovë, Patient Help Fund, gjatë një takimi të zhvilluar në ambientet e Ambasadës së Kuvajtit në Tiranë midis Ambasadorit të Kuvajtit Najeeb Al-Bader dhe Drejtorit të kësaj Organizate, Islam Cakaj.
Ambasadori Al-Bader bëri me dije se ky kontribut ka për qëllim të ndihmojë në projektet zhvillimore për komunitetin e fëmijëve jetim dhe njëkohëisht rikonfrimon rolin humanitar të Kuvajtit në të gjithë botën. Al-Bader shtoi se ky kontribut simbolizon përkushtimin e popullit Kuvajtjan në punë humanitare kundrejt komuniteteve në disavantazh dhe grupeve vulnerabël.
Nga ana e tij, Drejtori i Patient Help Fund, Islami Cakaj shprehu vlerësimin e tij të madh për kontributin bujar të Shtetit të Kuvajtit. Ai vuri në dukje se kjo asistencë reflekton vazhdimësinë e projekteve zhvillimore në Kosovë, të cilat kanë për qëllim përmbushjen e nevojave dhe kërkesave të komunitetit jetim. Cakaj theksoi edhe një herë, rëndësinë jetike të këtij kontributi, i cili do të mundësojë zhvillimin e projekteve që kanë të bëjnë me riintegrimin e jetimëve lidhur me zhvillimin dhe promovimin e aftësive të tyre.
Sigal