Kush ishte i riu afgan që u arrestua sot në Kakavijë dhe çfarë dyshimesh ka policia

594
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar sot një 29-vjeçar nga Afganistani. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se është arrestuar Navid Momen, banues në Kabul.

Gjatë kontrollit të pasagjerëve të autobusit të linjës Athinë – Tiranë, në Kakavijë, afgani ka paraqitur një pasaport Lituaneze, e cila dyshohet se është e falsifikuar.

Ndërsa nga kontrolli i ushtruar, policia i ka gjetur shtetasit nga Afganistani edhe një sasi të vogël lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.

DEKLARATA E POLICISE
Nga Specialistët e Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Navid Momen, 29 vjeç, banues në Kabul, Afganistan.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi: Në P.K.K.Kakavije, gjatë kontrollit të pasagjerëve të autobuzit të linjës Athinë – Tiranë, ky shtetas ka paraqitur një pasaport Lituaneze, e cila dyshohet se është e falsifikuar.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar, këtij shtetasi i’u gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Sigal