Kush është gjeniu shqiptar? – Ministrja Kushi prezanton nxënësin që është 3 herë më inteligjent se moshatarët

269
Sigal

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka pritur në një takim, Anxhelon dhe Deboran, motër e vëlla, që kanë një inteligjencë shumë më të lartë se bashkëmoshatarët e tyre. Sipas një ekzaminimi të realizuar në Francë, Anxhelo ka një nivel inteligjence 3 herë më shumë se moshatarët e tij.

“Anxhelo është vlerësuar nga ekspertët ndërkombëtarë me një nivel inteligjence tre herë më të lartë se moshatarët e tij. Për ne është shumë e rëndësishme që fëmijë të tillë të përkrahen, prandaj do të përpiqemi e punojmë fort për t’i mbështetur në rrugën e duhur. Një djalë me një nivel inteligjence 3 herë më shumë se sa bashkëmoshatarët e tij, sipas një ekzaminimi të realizuar në Francë, u impresionova dhe kisha shumë dëshirë ta njihja nga afër në mënyrë që të shikojmë se çfarë mbështetje mund t’i japim Anxhelos”, tha Kushi.

Gjatë takimit, ministrja Kushi i dha Anxhelos dhe motrës së tij, Deborah, nga një dhuratë simbolike.

Unë kam menduar t’ju jap një dhuratë sot, kjo është vetëm sa për sot meqë sapo u njohëm, por patjetër që ne do të takohemi përsëri bashkë. Dhe ne do ta ndjekim hap pas hapi, Anxhelon dhe motrën, sepse për ne është shumë e rëndësishme që për fëmijë që kanë një inteligjencë të tillë të mbështeten siç duhet. Kështu që, unë sot do t’ju dhuroj nga një tabletë të dyve dhe disa libra”, u shpreh Kushi.scan