Kush e pengon amnistinë për të burgosurit në 70 -vjetorin e Çlirimit të vendit?

481
Sigal

Jo vetëm se ka qenë traditë në përvjetorë të rëndësishëm të çlirimit të vendit, por dhe për shumë shkaqe politike, ekonomike, strategjike e globale, sivjet, kur festohet çlirimi i Shqipërisë, më tepër se kurrë, pritej të ndodhte një amnisti për lirim apo ulje dënimi të një numri të privuarish nga liria, në përputhje dhe me kërkesat ligjore. Për më tepër, edhe se gjatë këtij viti, u fol gjatë në mjediset shtetërore përkatëse, në qeveri e deri në parlament një amnisti, për çudi, sa më shumë afron data e çlirimit, aq më pak përmendet… Për të mos thënë është harruar fare.  Në fakt, është e qartë se përplasjet e fundit Parlament-President e qeveri-President, e kanë nxjerrë deri tani nga ‘rendi i ditës’ amnistinë. Në këtë mënyrë, këto përplasje, përveç kostos që kanë në jetën e vendit, do i vuajnë dhe një numër i konsiderueshëm të dënuarish që mund të përfitonin. Por i vuan dhe ekonomia e vendit. Si specialistë, ne kemi bërë dhe një përllogaritje të përafërt… Dhe pak ditë kanë mbetur nga 28 Nëntori, e është shumë vonë. Është e arsyeshme dhe i bëjmë apel qeverisë, Parlamentit e strukturave të tjera shtetërore që ta ndërmarrin këtë hap. Ja dhe argumentet tona për amnistinë?

Argumente për amnistinë në burgje

-Festimet për 70-vjetorin e Çlirimit të Atdheut

-Marrja e statusit të vendit kandidat për në BE

-Vizita e Papa Françeskut

-Mbipopullimi në I. EVP

-Kosto financiare e pa justifikuar:

Ndodhen në I. EVP-të rreth 5000 persona që vuajnë dënimin Për një person shpenzohen rreth 6000 euro në vit, që do të thotë, nëse ulet një vit dënimi, për çdo të dënuar kursehen rreth 30000000 euro, në rast të uljes së dënimit me dy vite për çdo person kursehen rreth 60.000.000 euro. Për çdo të dënuar zhvillohet një seancë gjyqi për ulje dënimi. Në vit 5000×100 euro për seancë = 500000 në vit, në rast të uljes me dy vite dënim = 1000000 euro. Për 2000 të dënuar, zhvillohen 4 seanca  gjyqi për lirim me kusht në vit (2000x4x100 euro për seancë =800000 euro në vit, në rast të uljes me dy vite dënim = 1600000 euro). Me dy vite ulje dënimi për të gjithë të dënuarit, përfitohet rreth 62.000.000 euro kursim. Me tre vite ulje dënimi për të gjithë të dënuarit, përfitohet rreth 93.000.000 euro kursim.

Efektet sociale

-Rreth 5000 familje ndihen të përkrahura e të kënaqura

-Rehabilitimi është shkencërisht i vërtetuar