Kur dëgjon të flasë Rakip Sulin duhet të vesh duart në kokë

955
Sigal

Rakip Suli drejton Bashkinë e Kamzës, pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Ai është parë shumë aktiv në punët që bën, duke monitoruar pothuajse çdo gjë. Një nga tiparet e tij është që të tërheq vëmendjen me shkrepje fotografish dhe realizim klipesh. Eshtë bërë e modës që shumë politikanë të gjejnë si alternativë komunikimi me qytetarët rrjetet sociale.

Në videon e mëposhtme, teksa merr pjesë në një ceremoni përurimi të një laboratori analizash shëndetësore në Kamëz, Suli shfaqet si menaxher marketingu. Kjo nuk është normale për një zyrtar të lartë, që bëj reklamë për bizneset private. Megjithatë kur dëgjon fjalët që nxjerr Rakipi nga goja, atëherë vë duart në kokë se çfarë reklame i ka bërë: “Ki biznes asht mrekulli!”.

Gepostet von Rakip Suli am Dienstag, 11. Februar 2020

Rakip Suli nuk arrin të bëjë dallimin mes gërmës “y” dhe “i”. Dhe kjo nuk ka të bëjë me origjinën e tij si dibran. Gjuha letrare duhet të jetë normë dhe në këtë rast zoti Suli duhet ta dijë si shkruhet dhe si artikulohet. Kur vjen tek gafat, Suli nuk kursen as Ramën, duke i thënë “krieministri”.

Sipas shqip, në një takim të pak javëve më parë, teksa prezantonte arritjet e tij kryebashkiak në 100 ditëshin e parë, Suli i gajasi të pranishmit në sallë. Teksa përmendi punën e një fadrome dhe në vështirësi për të gjetur fjalët e duhura tha se ajo punonte “Pipipim, papapam, papapam”. Por në atë takim, perlat e Rakip Sulit nuk kanë pasur fund, sepse vetëm fjalën kryeministri e ka përmendur 5 herë dhe në të gjitha rastet gabim.

Dhe këto lloj modelesh si Rakip Suli e të tjerë e shkatërrojnë kombin. Sepse, një komb shkatërrohet kur gjuha e tij deformohet, siç bën Rakipi apo shokët e tij, që janë shtuar me shumicë, në Kuvend apo drejtimin e bashkive.