Kuponi tatimor, nga sot Tatimet nisin aksionin edhe në zonat turistike

650
Duke filluar nga dita sotme Ministria e Financave dhe Administrata‎ Tatimore do të nisin një fushate edukuese dhe ndërgjegjesuese me sipërmarrjen dhe qytetaret për kuponin tatimor. Sipas Ministrisë së Financave fushata do të shtrihet në të gjithë vendin, me një fokus të vecantë në zonat turistike për shkak të perqendrimit më të madh të aktivitetit të biznesit dhe pushuesve në këtë sezon.
Dy ditë para fillimit të fushatës, Ministri i Financave Arben Ahmetaj i është drejtuar administratës tatimore dhe inspektorëve të terrenit me një leter të hapur, për pritshmerite e tij nga kjo fushate, komunikimin dhe edukimin e sipermarrjes dhe qytetareve, modestinë dhe profesionalizmin e inspektoreve në terren, raporton Revista Monitor.
“Dëshiroj të ndaj me ju mesazhin tim shumë të qartë dhe të panegociueshëm se objektivi ynë nuk është të vendosim gjoba, objektivi ynë është të ndihmojmë tatimpaguesit me durim, modesti dhe profesionalizëm që të zbatojnë detyrimin ligjor. Vulgariteti dhe mungesa e modestisë është armiku kryesor i suksesit të institucioneve tona. Mos harroni në asnjë moment që sado gabim që të jetë, sipërmarrja meriton të ndihmohet, për shkak të të gjithë risqeve që ka ndërmarrë në vite”, thuhet në letrën dërguar drejtorisë së përgjithshme dhe atyre rajonale.
Sigal