Kundërshtuan drejtuesin e Policisë, shkarkohen nga detyra dy shefa të “Rrugores” në Tiranë

908
Sigal

Pas debatit me shefin e Rrugores Erjon Ahmeti janë shkarkuar nga detyra dy shefa të Policisë Rrugore në Tiranë.

Mësohet se janë larguar nga detyra dy drejtues të Komisariatit Rrugor në kryeqytet dhe një specialist.

Të larguarit janë; O.Gj. ish-specialist i aksidente në Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, I.R. ish-shefi i seksionit te linjave interurbane në Komisariatin e Tiranës dhe A.Th. ish-shefi i zyrës së Aksidenteve në Komisariatin e Qarkullimit Rrugor Tiranë.

Ende nuk dihen arsyet e këtij sherri dhe motivet që sollën shkarkimin e shefave të “Rrugores”.