Kukës, mjegull e dendur, rrugët ‘pushtohen’ nga akulli, disa fshatra pa energji elektrike

214
Sigal

Qyteti i Kukësit është zgjuar sot me një mjegull të dendur, që ka ‘pushtuar’ të gjithë qytetin dhe rrethinat e tij.

Shkak për këtë situatë janë bërë temperaturat tepër të ulëta në këtë qark, ndërsa vihet re një prezencë e shtuar e akullit në akset kryesore të qytetit, të cilat përbëjnë një rrezik të madh për automjetet, por edhe për kalimtarët.

Sipas autoriteteve, automjetet lejohet të kalojnë vetëm duke përdorur zinxhirët.

Ndërkohë, si pasojë e temperaturave të ulëta, raportohet se disa fshatra janë pa drita, të cilat kanë ardhur si pasojë e avarive në rrjetin kryesor të furnizimit me energji elektrike.