Sigal

Zjarri i rënë në një fshat në Kukës, ka djegur dy banesa dhe një stallë bagëtish.

Sipas Policisë Vendore, mësohet se, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Proje”, të fshatit Fusharë, ku ka rënë zjarr në banesat e braktisura të shtetasve E. V., vjeç 46, banues në Tiranë, M. V., vjeç 81, banues në Tiranë, si dhe në stallën e bagëtive të shtetasit T. V., vjeç 45, banues në Tiranë, ku është djegur barë i thatë dhe ferra.

Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 29. 10. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për ngjarje aksidentale, pasi në lagjen “Proje”, të fshatit Fusharë, ka rënë zjarr në banesat e braktisura të shtetasve E. V., vjeç 46, banues në Tiranë, M. V., vjeç 81, banues në Tiranë, si dhe në stallën e bagëtive të shtetasit T. V., vjeç 45, banues në Tiranë, ku është djegur barë i thatë dhe ferra.