Kukës – Arrestohet kosovari, në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Zagrebi,për t’u ekstraduar në Kroaci

510
Sigal

Policia Kufitare e Kukësit ka arrestuar të shtunën një shtetas kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Mustafa Kodra, 27-vjeçari nga Leshani i Kosovës, është arrestuar me qëllim ekstradimin e tij drejt Kroacisë, aty ku rezulton i kërkuar për veprën penale të “dhunimit të personit”.

Ndalimi i tij është bërë teksa tentonte të hynte në pikëkalimin kufitar të Morinës, ku edhe u zbulua se figuronte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Zagrebi.

Materialet proceduriale i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.