Sigal

Një i ri 22-vjeçar, banues në Mitrovicë, Kosovë, është prangosur nga Policia e Kukësit.

Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se M. M., kërkohej nga Suedia, i akuzuar për një vrasje, atje.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës – Sektori për hetimin e krimeve të rënda  

Më datë 14. 08. 2018, u bë arrestimi provizor i shtetasit në kërkim M. M., vjeç 22, banues në Mitrovicë, Kosovë, pasi Gjykata Orebro Stockholm, Suedi, ka lëshuar urdhër “Arresti ndërkombëtar”, i dyshuar për veprën penale “Vrasja”. Neni 3/1 i Kodit Penal Suedez.