Kujdes mbajeni gazin! Kur OSBE kujdesej për barazinë gjinore pas zgjedhjeve në Dibër

227

Vetëm duke i parë nga perspektiva e zbulimeve të fundit të BILD, kuptohet roli i arbitrit që ndërkombëtarët luajnë në Shqipëri. Kështu menjëherë pas zgjedhjeve të shtatorit në Dibër, ish shefi i atëhershëm i prezencës në vend, Robert Wilton (foto poshte), ai që ka hyrë në histori me shprehjen vota u vodh po nuk ndikoi në rezultat, shqetësohej për barazinë gjinore të KZAZ-ve, për politizimin e tyre dhe nisur nga këto kërkonte reformë tërësore zgjedhore.

Dhe këto i thoshte me seriozitet megjithëse ishte në djeni të të gjitha denoncimeve që kishte bërë opozita dhe pa u shqetësuar aspak se rezultati kishte ndryshuar me mbi 4 mijë vota. Shikoni me bold në deklaratën poshtë se cilat kanë shqetësimet e OSBE dhe se çfarë po shohin shqiptarët sot.

Résultat de recherche d'images pour "osbe Robert Wilton"

Kryetari në Detyrë i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert ëilton, bëri sot, pas përfundimit të afatit për ankime, deklaratën e mëposhtme lidhur me zgjedhjet e 11 shtatorit 2016 për kryetarin e bashkisë së Dibrës:

“Prezenca e OSBE-së i ndoqi zgjedhjet në Dibër nga afër dhe me shumë interes. Ne jemi njohur me rezultatin, si dhe me raportimet e ndryshme për procesin zgjedhor, përfshirë ato të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë.

Ne ndajmë fuqimisht të njëjtin shqetësim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me zëvendësimin e mbi 98 për qind të komisionerëve të qendrave të votimit, një ditë përpara zgjedhjeve. Prezenca vijon të sugjerojë që partitë politike të Shqipërisë duhet ta marrin më seriozisht menaxhimin profesional të zgjedhjeve, në mënyrë që sistemi të jetë i besueshëm.

Procesi zgjedhor në Dibër është një tjetër tregues i nevojës për një reformë zgjedhore tërësore, e cila do të siguronte, veç të tjerave, depolitizimin e organeve të administrimit të zgjedhjeve, si dhe barazinë gjinore në përfaqësimin politik dhe në komisionet zgjedhore.

Ne i nxitim autoritetet dhe partitë politike shqiptare të nisin pa humbur kohë këtë proces shumë të rëndësishëm dhe ta përfundojnë atë në kohë për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Mbështetur në bisedat me palët, Prezenca është përgatitur tashmë të ofrojë mbështetje teknike dhe ekspertizë për reformën zgjedhore, sapo Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore të fillojë punën.