Kujdes kur të merrni lekë në banka, këta bullgarë kanë ardhur me ‘mision’ në Shqipëri

646
Policia e Tiranës ka bërë të mundur finalizimin e një operacion, ku është vënë në pranga një shtetas bullgar si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
Blutë e kryeqyteti bëjnë me dije se kanë arrestuar 25-vjeçarin Konstantin Eftimov, nga Bullagari pasi në bashkëpunim me një tjetër bullgar A.M., kryenin vjedhjet e ATM-ve të disa bankave të nivelit të dytë, duke instaluar aparate të quajtura “Skimmer”, të cilat shërbenin për klonimin dhe vjedhjen e të dhënave të kartave të ATM-ve.
Pasi ka vënë në pranga bullgarin, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisje montimi në ATM, kapele, 2 karta banke, sasi lekësh.


Sigal