Ku të drejtoheni për testin e shpejtë ? / Flet shefja e Epidemiologjisë në ISHP

257
Sigal

Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino në një komunikim televiziv ka shpjeguar më shumë në lidhje me ndjekjen e procesit të testimeve të shpejta në Shqipëri.

Bino pohoj se janë siguruar 100 mijë testet e para, teksa shton se do të vijohet me punën që prej datës 20 dhjetor. Ajo ka siguruar saktësinë e tyre, duke shpjeguar se testimet do t’i kryejnë laburantët që janë trajnuar për këtë proces nga ISHP.

Bino: Janë rreth 100 mijë teste të shpejta që janë siguruar për momentin. Puna ka filluar nga shërbimet e epidemiologjisë së Tiranës, deri në datën 20 dhjetor do të kryhet shpërndarja në të gjithë njësitë vendore të kujdesit shëndetësor për hetimin epidemiologjik. Pas kësaj date do të ketë funksionin e tyre në shërbim të diagonozës pranë qendrave të kujdesit shëndetësor parësor sipas pikave të caktuara.

A janë të mjaftueshëm?

Bino: Ky është fillimi. Do të shikohet se si do shkojnë dhe më pas do vlerësohen. Këto janë 100 mijë testet e para.

A është e gjatë si kohë për shpërndarjen?

Bino: Referimi në këto pika do të kryhet nga mjeku i familjes. Ka një sistem referimi elektronik nga ku do të referohet nga mjeku i familjes.

Kush do t’i kryejë testet?

Bino: Testet do ti kryejnë laburantët, të trajnuar nga ISHP. Në Tiranë kemi kryer një trajnim, më pas do të trajnohen personat që do të zhvillojnë procesin në pikat e testimit të shpejtë. Është test i thjeshtë, por kërkon kujdes. Duhet kujdes me tamponët. Testi i shpejtë jep përgjigjen pas 30 min.

Sa të sakta janë këto teste të shpejta?

Bino: Janë tepër specifike, janë shumë të sakta. S’ke nevojë të testohesh sërish, nëse je pozitiv, je pozitiv. Do jenë pika të caktuara që do ta kryejnë testimin brenda qendrave shëndetësore, për ta koordinuar më mirë.