Kthjellime por edhe reshje në disa zona, moti për sot

311
Sigal

Moti sot parashikohet me kthjellime dhe zhvillime vranësirash në mesditë deri në orët e pasdites vonë. Në mbrëmje do të ketë më tepër kthjellime.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshjet e shiut do të bëhen të pranishme përgjatë relieveve malore-kodrinore si dhe zonat e ulta pranë tyre prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë. Përkohësisht reshjet do të marrin formë shtrëngate shoqëruar me shkarkesa elektrike të izoluara si dhe breshër.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut mesatare. Në momentet me reshje dhe përgjatë bregdetit era do të fitojë shpejtësi e vrullshme deri në 20-25 m/s, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 deri 4 ballë.

Temperaturat  parashikohen:

QYTETET    Temperaturat në °C

Shkodër 9/26 Diell re

Kukës 10/21 Diell shi/stuhi

Lezhë 12/26 Diell re

Dibër 7/19 Diell shi/stuhi

Durrës 12/26 Diell re

Tiranë 11/28 Diell re

Elbasan 10/28 Diell pak shi

Berat 6/28 Diell pak shi

Vlorë 12/25 Diell pak shi

Korçë 7/18 Diell shi/stuhi

Gjirokastër 9/25 Diell shi/stuhi

Sarandë 10/25 Diell pak shi.