Kthjellime në pjesën më të madhe të Shqipërisë, si do të ndryshojnë temperaturat sot

136
Sigal

Vendi ynë do të jetë me kthjellime në pjesën më të madhe të ultësirës perëndimore dhe kalime të pakta të vranësirave parashikohet të ketë në pjesën tjetër të territorit gjatë paradites.

Por edhe pse do të ketë kalime vranësirash ato nuk do të mund të sjellin reshje, duke bërë që dhe orët në vijim të sjellin mot të qëndrueshëm në Shqipëri.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë rriten në mëngjes dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugore duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.