Kthjellime dhe vranësira, moti për çdo qytet

344
Sigal

Moti për ditën e sotme parashikohet me kthjellime dhe zhvillime vranësirash në mesditë dhe pasdite. Në mbrëmje do të ketë më tepër kthjellime.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshjet e shiut do të bëhen të pranishme gati në të gjithë vendin, përjashtuar bregdetin.

Përkohësisht reshjet do të marrin formë shtrëngate shoqëruar me shkarkesa elektrike të izoluara.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut mesatare. Në momentet me reshje dhe përgjatë bregdetit era do të fitojë shpejtësi e vrullshme, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 5 deri 6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET   Temperaturat në °C

Shkodër 12/24 re diell

Kukës 7/18 re diell shi

Lezhë 13/25 re diell

Dibër 6/18 re diell shi

Durrës 12/25 re diell

Tiranë 13/26 re diell shi

Elbasan 11/24 re diell shi

Berat 8/27 re diell shi

Vlorë 13/27 re diell

Korçë 6/16 re diell shi

Gjirokastër 8/23 re diell shi

Sarandë 13/27 re diell.