Kthjellime dhe alternime vranësirash, mësoni parashikimin e motit për sot

214
Sigal

Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash.

Sipas MeteoAlb, sot paradite do të dominojnë kushtet e motit të qetë në vendin tonë gjatë paradites.

Pas mesditës do të ketë zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit duke rrezikuar shira të pakët e të izoluar. Pjesërisht ultësira perëndimore mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Mbrëmja parashikohet që të jetë gjithashtu nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 29°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor duke bërë që në det të hapur krijohet dallgëzim 2-3 ballë.