Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në Meshën e Lumturimit të 38 martirëve katolikë

557
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta së bashku me bashkëshorten e tij, znj. Monika Kryemadhi, morën pjesë në meshën e lumturimit të 38 martirëve të klerit katolik të pushkatuar nga regjimi komunist në Shqipëri në vitet 1945-1974 për shkak të besimit në fe.


Në meshën që u mbajt në katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, ishin të pranishëm autoritete të larta të Vatikanit, klerikë nga vende të ndryshme të botës dhe drejtues të komuniteteve fetare në vend.


Z. Meta përshëndeti lumturimin e 38 martirëve, duke u shprehur se ata janë një motiv krenarie për atë çka ato kanë bërë për vendin dhe se binomi “Fe e Atdhe” është shprehje e identitetit të shqiptarit për ndërtimin e Shqipërisë së ëndrrave të tyre. : “38 martirët që sot lartësohen në altarët e Kishës Katolike, duhet të jenë për të gjithë një motiv krenarie për atë çka ato kanë bërë për lirinë e vendit tonë, duke u mbështetur në Zotin, por dhe shprehje e angazhimit tonë për të ndërtuar Shqipërinë me Zotin që ata ëndërronin. Binomi Fe e Atdhe është shprehje e identitetit të shqiptarit për ndërtimin e Shqipërisë së ëndrrave të tyre dhe njëkohësisht ëndrra e jonë”, – tha Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta.
Sigal