Kryeministri Rama: Asnjë emigrant s’mund të dalë nga struktura! Ajo që ndodh atje s’na shqetëson, përfshihemi vetëm nëse na e kërkon Italia

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për median italiane ‘La Repubblica’ , ka folur për marrëveshjen e  kampit për emigrantët në Gjadër të Lezhës. Kreu i qeverisë shprehet se qendrat për emigrantët nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë shqiptare. I pyetur nëse është i shqetësuar se pakti mes dy vendeve mund të dështojë, kryeministri thotë se nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar dhe kjo do të ndodhë vetëm nëse do ketë arsye apo atëherë kur Italia do të kërkojë që të ndajnë shqetësimin. Rama bën të qartë se marrëveshja nuk parashikon që emigrantët të largohen nga kampet dhe të lëvizin lirshëm, pasi në raste të tilla do të ndërhyjnë forcat shqiptare të sigurisë. Kryeministri thotë se është krejt i qetë, ndërsa sa i takon vonesave për hapjen e kampit në Gjadër shprehet se ndërtimi dhe menaxhimi i qendrave të emigrantëve nuk i përket Shqipërisë, pasi tashmë ajo është nën juridiksionin italian. Do të shqetësohem nëse dhe kur ka arsye për t’u shqetësuar, dhe vetëm nëse Italia na kërkon të ndajmë shqetësimin. Deri atëherë, nuk jam i shqetësuar. Në të vërtetë, jam shumë i qetë, sepse marrëdhënia mes Italisë dhe Shqipërisë, gjatë këtyre dekadave, më ka mësuar se kur Shqipëria duhet të shqetësohet, nuk është kurrë vetëm. Falë Italisë, para së gjithash”, -tha Rama.

Disa vende evropiane duan të kopjojnë marrëveshjen Itali-Shqipëri. Çfarë mendoni për këtë? Rama:- Mund të jetë e përsëritshme, por së pari do të më duhej të kuptoja se kush është çifti tjetër de facto në Evropë, i përbërë nga një shtet anëtar i BE-së dhe një shtet evropian që ende nuk është anëtar i BE-së: për momentin e kam të vështirë ta shoh. Kujtojmë se Qendra ishte planifikuar të hapej më 1 shtator, por për shkak të vonesave në punime është shtyrë deri më tani.

NOA