Kryeministri arrogant dhe studenti “rrugaç”…!

601
Sigal

Nga Miltiadh M. Muçi

Kështu do ta titulloja këtë shkrim, që ka lidhje me takimin e kryeministrit në Universitetin e Vlo- rës, me studentët protestues. Ai tashmë është i identifikuar për arrogancën e treguar, sa herë që personat e ndodhur përballë duan të debatojnë. Do t’iu imponohet të tjerëve të mos flasin para tij, vetëm ai të flasë para të tjerëve. Këtë e shohim në takimet me qytetarët, anëtarë apo simpati- zantë të partisë së tij, të ulur rreth karrigeve të sjella bashkë me të nga Tirana, kur ndonjëri prej të pranishmëve ankohet për keq qeverisjen. Edhe më arrogant tregohet në studiot televizive me gazetarët, por nuk përjashtohet dhe me moderatorin e emisionit, sidomos kur i ndërhyjnë për mos ta kthyer debatin televiziv në monolog mediatik, të pa vlerë për të pranishmit në studio dhe të tjerët që e ndjekin nga ekrani i televizionit. Këtë “virtyt” tashmë të njohur nga të gjithë, po e shpreh dhe më shumë nëpër universitete me studentët protestues, pas dështimit të dialogut në sallën solemne të Kuvendit, të kërkuar me një përfaqësi dhe jo në sheshin para kryeministrisë të kërkuar nga studentët, përballë gjithë protestuesve.

Tashmë këta e kanë kuptuar, se kërkon të këndoj si gjel i vetëm, ndërsa pulat të kakarisin atëherë kur ai dëshiron. Më mirë se të gjithë e dinë vetë socialistët. Por arrogancë është edhe pretendimi i kryeministrit, për diskutimin e 8 kërkesave të studentëve, kur ju premton për t’i zgjidhur, ndërsa në takimet që zhvillon justifikohet, se ka pika si e kartës së studentit, të presin përgjigjen, për t’u bërë pjesë e studentëve francezë, ndërsa pikët e tjera kërkojnë kohë, sepse nuk munden të realizohen për kushtet e pamjaftueshme financiare, edhe pse në fillim ju ka dhënë të drejtë për protestat e organizuara, se kërkesat e tyre jo të gjitha mund te plotësohen dhe pse janë më se të drejta. Studentët qëndrojnë të vendosur në kërkesat e shtruara, të pa dialogueshme, që sot janë ekonomike, por nëse nuk realizohen paralajmërojnë, se do kthehen në politike. Tashmë kallaji i tepsisë së rilindjes rurale ka nisur t’i bjerë kallajxhiut. Kryeministri jo se nuk e di që është arrogant, dhe as se nuk e kupton që tregohet i tillë, ndaj personave me të cilët ka përballë dhe debaton apo negocion, por ka pranuar se është vetvetja, sikur të tjerët të mos jenë të tillë. Nuk i intereson aspak t’i respektoj, përkundrazi është ai që të bën moral, të jep leksione qytetarie, edhe pse të fyen kur të krahason me të rrugëve, për të mos thënë shkoqur rrugaç. Kjo ndodhi edhe me njërin nga djemtë studentë protestues, kur i tha se politikanëve të sotëm po ju vjen fundi dhe do t’i largojmë përgjithmonë. Ishte një nga djemtë e grupit që mendon ndryshe nga kryeministri, dhe me mospërfillje u larguan nga takimi. Kjo nuk ishte thjeshtë shuplakë e studentëve, por grusht në njërën anë të nofullës, ndërsa grushtin tjetër dhe përfundimtar ja dha djaloshi që preferoi të qëndronte deri në fund të takimit, sikur u shpreh ai kur u provokua nga kryeministri, të cilit i tha “ku e ke marrë celularin Ifon që ke në dorë, me të ardhurat e paketa familjare?” Djaloshi me kurajo e zgjuarsi, duke e përsëritur disa herë e pyeti kryeministrin: “si e ke ngritur shtëpinë në Surrel vetëm me 2 milionë lekët e deklaruara shumë vite më parë”?. Ky djalosh ishte njëri nga protestuesit e rrugëve dhe shesheve. Jo si dëshiron t’i etiketojë kryeministri ynë, “rrugaçë”, sepse mendojnë krejt ndryshe nga ai dhe do të mbetet arrogant, jo se është “vetvetja”, por se i pëlqen vetja.