Kryeministri Abdullah Hoti viziton sot për herë të parë Tiranën

387
Sigal

Kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti zhvillon vizitën e parë si drejtues i qeverisë, gjatë ditës së sotme në Tiranë.

Rreth orës 10:00, do të zhvillohet Ceremoniali i Mirëseardhjes pranë Pallatit të Brigadave ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, në orën 13:00 është parashikohet të mbahet takimi me presidentin Ilir Meta në Presidencë.

Më pas, Hoti do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, në zyrën e këtij të fundit në orën 14:00.

Axhenda e vizitës:

Ora 10.10 – Takim ndërmjet dy Kryeministrave;
Ora 10.15 – Takim mes dy delegacioneve;
Ora 11.30 – Konferencë e Përbashkët për Shtyp.