Kryemadhi: Zotër të Fierit do jenë vetë banorët e tij dhe Shqipëria do bëhet shtëpia e të gjithë shqiptarëve!

57
Lena është një grua punëtore e Vërrisë të Fierit që mban familjen me angazhimin modest në blegtori. Kisha kënaqësinë ta takoja bashkë me mikeshat e saj sot dhe të ndjeja mikëpritjen e veçantë të grave të kësaj zone bujqësore kaq pjellore, me njerëz të zellshëm për punë por që shkatërrimi i Rilindjes në pushtet po i varfëron dita ditës.
Papunësia, mungesa e sigurisë për jetën dhe shëndetin, që është shtuar me projektin e inceneratorit korrupiv të mbetjeve si dhe venitja e shpresës tek brezi i ri për ndërtimin e të ardhmes në vend, ishin shqetësime therëse të këtyre zonjave që pas 25 prillit do t’i zgjidhim së bashku, me angazhimin e plotë timin dhe të ekipit të LSI-së.
Zotër të Fierit do jenë vetë banorët e tij dhe Shqipëria do bëhet shtëpia e të gjithë shqiptarëve!