Kryemadhi vizitë në Kryegjyshatën Bektashiane për Ditën e Hashures: Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për ngadhënjimin e të mirës mbi të keqen

294
Sigal

Fjala e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjëve
Që sot në Ditën e Hashures, është dita ku imam Hyseni udhëhoqi betejën në Qerbela për të përmbysur diktaturën famëkeqe të Jezitit Mavi dhe për të rindërtuar paqen, demokracinë dhe për të çliruar popujt nga kjo dhunë dhe nga kjo zgjedhë që i kapi.

Sot në këtë Ditë të Hashures do të dëshiroja që me këtë urim të shkonim kudo në çdo shtëpi të shqiptarëve për të çliruar shpirtrat tanë nga çdo mëkat që ne kemi, nga çdo e keqe që ne na ka kapur dhe për të çliruar shpirtrat tanë dhe për t’i dhënë begati familjeve tona, për t’i dhënë begati popullit tonë, për t’i dhënë begati vendit tonë sepse sot më shumë se kurrë kemi nevojë për këtë ditë nga ngadhënjimi i të mirës mbi të keqen.
Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë dhe Zoti i dhëntë Shqipërisë mbarësi, begati ashtu si në betejën e Qerbelasë u çliruan nga çdo dhunë e nga çdo padrejtësi që i është bërë njerëzimit.
Faleminderit!