Kryemadhi uron besimtarët për festën e Sulltan Novruzit: Harmonia fetare forca jonë, ditë më të mira do të vijnë!

258
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i ka uruar shqiptarëve ditën e Sulltan Novruzit, nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve, në Tiranë.

Gjatë fjalës së saj për gazetarët, Kryemadhi, uroi të gjithë besimtarët për këtë festë të shënuar dhe theksoi se harmonia fetare është forca më e madhe që karakterizon shqiptarët.

Ndër të tjera, Kryemadhi u shpreh se ditë më të mira do të vijnë për shqiptarët.

Urimi i Kryemadhit:

“Do doja që të ishte një ditë me diell, por nganjëherë dhe ky shiu është bereqet. Le të jetë bereqet për familjet e shqiptarëve, në këtë ditë të shënuar të Sulltan Novruzit, ju uroj mbarësi gjithë shqiptarëve, gjithë besimtarëve bektashinj.

Pavarësisht se kjo është një nga forcat tona më të mëdha, harmonia fetare që kemi si popull që ringjalljen e jetës e sjell në këtë ditë të mrekullueshme për të risjellë dhe për të ringjallë begatinë , mirësinë dhe lumturinë për të gjitha familjet shqiptare.

Ju uroj gëzuar edhe juve që gjithmonë jeni njerëzit në terren dhe transmetoni pozitivistet tek njerëzit. Mbarësi dhe ditë më të mira do të vijnë për shqiptarët.

Gëzuar!”