Kryemadhi: Rama nuk mund të ketë mandate të tretë, kur nuk ka realizuar premtimet e mandatit të parë

312
Sigal

Edi Rama nuk mund të fitojë një mandate të tretë kur ende nuk ka realizuar premtimet e mandatit të parë. Kështu deklaroi në emisionin ‘Zonë e Lirë’ në TV Klan kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Ajo u shpreh e bindur se opozita do të fitojë në mënyrë plebishitare më 25 prill.

Çani: Lufta ka filluar, fushata është e egër. A jeni ju e përgatitur që nëse Rama fiton një mandat të tretë në 25 prill…
Kryemadhi: E para unë nuk do ta nisja pyetjen kështu, ndoshta ju e keni bërë pyetjen më interesante për qytetarët. Nuk mund të ketë një mandat të 3-të kur ai nuk ka realizuar ende premtimet e mandatit të parë. Një njeri që ka premtuar 300 mijë vende pune, që do ul çmimin e energjisë elektrike, shëndetësinë falas, arsimin, librat falas, do kemi lëvizje të lirë, ky njeri që ka premtuar që Shqipëria do të jetë anëtare e BE-së, do ulim taksat, i ka rritur taksat, ky njeri që ka premtuar se do rrisim pagat, i ka lënë në vend dhe ka rritur çmimet, pra çfarë ka ndodhur. Ky njeri që nuk ka realizuar premtimet e mandatit të parë, nuk ka shansin. Mandati i dytë për hir të së vërtetës iu bë dhuratë nga gjithë angazhimi dhe loja politike edhe nga PD, me marrëveshjen e 17 majit, i krijoi një hapësi dhe mundësi Ramës dhe tashmë shqiptarët e panë edhe ndryshimin mes një mandati qeverisës me LSI-në që e mbante në frena aq sa mundte dhe brenda 1 viti që mori tepsinë e timonin vetë në dorë, në çështjet e lirisë ekonomike, korrupsionit, arsimit, shëndetësisë, shpërnguljes së shqiptarëve që ishte akoma më e tmerrshme, Shqipëria ra 28 vende poshtë në rënditjen ndërkombëtare. Ajo që është më e rëndësishme dhe duhet të theksojmë herë pas here, tërmeti i radhës është tërmeti i 25 prillit që do të jetë në një votë plebishitare të shqiptarëve. Pastaj se çfarë do të mendoj Rama për të bërë, unë normal jam e bindur sepse e njohim atë tashmë, kemi punuar me të, kemi jetuar në aspektin e problematikave dhe gjithë pikave të forta dhe të dobëta që ka pasur. Rama pikën më të fortë në të gjithë karrierën politike, ka pasur marrëdhënien e publikun dhe i vetmi njeri që në vitet 2000 mbante një lidhje të drejtpërdrejtë me mediat, gazetarët, pra i kushtonte një imazh. Mjaton të kthehemi pas dhe të shohim fasadat e ministrive të gjithë u shokuam dhe na pëlqyen kur e pamë për herë të parë, thonin bojëra gjermane, grila gjermane, ato i bënte Fideli në fakt. Kur hyrje në ministri më pas shihje suvatë që vareshin. Ai ngriti një fasadë shumë të bukur që hutoi PS-në, u dashuruan të huajt me të.