Kryemadhi pret Kryetarin e Prezencës së OSBE në Tiranë

261
Kryetarja e LSI, Znj Monika Kryemadhi ka pritur sot në takim, ambasadorin Vincenzo Del Monaco nën cilësinë e Kryetarit të Prezencës së OSBE në Tiranë. Në një statust në llogarinë e saj në facebook, kryemadhi shoqëroi njoftimin me fotot përkatëse nga takimi.
Ja postimi i plotë :
Kënaqësi të prisja sot në takim Ambasadorin Vincenzo Del Monaco,
Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.
Shkëmbyem mendime mbi procesin zgjedhor të 25 prillit dhe sfidat e Shqipërisë. Prezenca e OSBE ka një sfidë të madhe përpara, përsa i takon besimit të qytetarëve tek institucioni i zgjedhjeve.
Kjo është një sfidë jo vetëm e prezencës së OSBE këtu, por për të gjithë aktorët politikë dhe sidomos e opozitës shqiptare. Në zgjedhjet e 25 prillit ne presim një nga pjesëmarrjet më të mëdha, për të qenë një referendum për ndryshim cilësor të gjendjes në Shqipëri.
Sigal