Kryegjyshata Botërore Bektashiane, shpreh ngushëllimet për 14 viktimat e ngjarjes së rëndë në Tetovë: Një ditë zie, Zoti ju dhëntë forcë familjarëve

269
Sigal

Ngjarja tragjike që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tetovë ku si pasojë e zjarrit që shpërtheu në spital humbën jetën 14 viktima, ka ardhur edhe reagimi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Në një deklaratë të bërë publike, Kryegjyshata Botërore Bektashiane, ka shprehur ngushëllimet për familjarët e 14 viktimave të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Tetovë.

Në përmbajtje të deklaratës urohet që ngjarje të tilla mos të ndodhin më dhe që Zoti tu jepte forcë familjarëve të viktimave për përballimin e kësaj dhimbje të madhe.