Kryebashkiaku Tiranës, Veliaj, pret kryetaren e Komunës së Preshevës: Jemi për projekte të përbashkëta mes nesh

177
Sigal

Panairi i Librit, por dhe Festivali i Muraleve artistike në qytetin e Preshevës ishin dy prej projekteve që sollën në Tiranë kryetaren e Komunës, Ardita Sinani, projekte që nuk janë të vetmet. Pas takimit, kryebashkiaku Erion Veliaj, i dhuroi asaj edhe ‘Kullën e Sahatit të Tiranës’. Kryetarja e Komunës së Preshevës u shpreh mjaft e privilegjuar për bashkëpunimin me Tiranën dhe me kryetarin e saj, Veliaj. “Jam jashtëzakonisht e emocionuar dhe e nderuar. E nisa detyrën me momente të vështira. Edhe në pritjen e parë më ke dhënë forcë dhe tani më shkon gjithçka mbarë dhe uroj ta përfundoj edhe mandatin ashtu siç keni bërë ju deri në këto momente. Jeni shembull në rajon dhe ne jemi të privilegjuar që të kemi një bashkëpunim kaq të ngushtë me ju,” u shpreh Sinani.