Kryebashkiaku i Pukës: Hashashi që prodhohet këtu çohet në Vlorë, administrata e lidhur me trafikantët

264
Sigal

Kreu i bashkisë Pukë Gjon Gjonaj ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e fshatrave dhe Policinë e Shtetit në kuadër të ndergjegjësimit kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Ai gjatë këtij takimi ka thënë se hashashi që prodhohet në Pukë dhe rrethinat e saj çohet drejt Vlorës.

Ai bëri edhe një akuzë të fortë kur tha se punonjesit e administratës janë të lidhur me trafikantët.

Gjonaj kishte edhe nje thirrje për të dalë nga harta e vendeve ku prodhohet kanabis.

“Jemi të gjithë së bashku për një qëllim. Të dalim nga harta e zezë për kultivimin e kanabisit. Janë marrë masa të ndryshme kur është abuzuar. Fati ynë i mirë është që shefi i policisë ka ardhur këtu me në për zgjidhjen e këtij problemi shqetësues te ne. Njerëzit tanë po helmojnë veten. Sot e dinë se ca bëhet në zonat respektive.

Do përpiqem për të realizuar këtë objektiv madhor. Hashashi që prodhohet këtu cohet në Vlorë. Në Pukë kalojnë fuoristrada si në Nju Jork. Punonjësit e administratës të lidhur me trafikantët. Të dalim nga harta e vendeve ku kultivohet kanabis. Trafikantët me makina luksoze s’na poshtërojnë dot”- tha ai ndër të tjera.