Kryebashkiaku i Fierit anashkalon ligjin, i jep 100 mln lekë firmës me dosje në SPAK, për krimin në Sinec

271
Sigal

Kryebashkiaku i Fierit anashkalon ligjin, i i jep 100 milionë lekë firmës “Fled” me dosje në SPAK, për krimin në Sinec

 

Për shkak se është në hetim penal e me sekuestro në fuqi, firma “Fled Shpk” nuk duhej lejuar të futej në tender, mbasi sipas QKB, ajo ka vetëm 8 milionë e 241 mijë lekë kapital total të bllokuara, ndërsa tenderi që i ka dhënë Armando Subashi është 100 milionë lekë.

 

Prej 9 vitesh, kësaj firme me pronar Fredi Marra, i janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare e pasuritë, si debitore në bankat për mashtrime me kreditë e ndaj subjekteve private me fajde; ndërsa prej 5 muajsh, kjo firmë tregtimi plehrash e lulesh, po përdoret si “kurban” nga oligarku Pëllumb Salillari e kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, për të bërë punimet e paligjshme në zonën Lumas-Sinec me status “Monument Natyre”

Edhe pse prej 1 muaji, kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, është me dosje penale në SPAK, për krime ekonomike-financiare me tenderët; ai nuk po heq dorë nga pazaret me biznese që kanë aktivitete e pronarë subjekte penale.

Pazar i tillë, është dhe tenderi me Nr. REF-02181-08-03-2021 e vlerë kontrate 100 milionë lekë, për rikonstruksion i rrugëve të brendshme në zonën Mbrostar, dhënë firmës “Fled Shpk” me pronar Fredi Marra e aktivitet grumbullim dhe shitje plehu e lulesh në Kuçovë sipas ‘Pamflet’.

Sipas dosjes rezulton se firma “Fled Shpk” nuk duhet pranuar në tendera shtetërorë, mbasi prej 9 vitesh ka dy akte sekuestrimi të formës së prerë, që ligjërisht nuk e lejojnë të marrë fonde shteti, ose të kryejë punime si n/kontraktor në investime publike.

PENGESA E PARË LIGJORE

Kryebashkiaku Armando Subashi, nuk duhej ta lejonte pjesëmarrjen në tender të firmës “Fled Shpk”; sepse me Urdhër Nr.11598 Prot., dhe dosje Nr.789, 794, 790 e 799, i është vënë masa e sekuestros 100% nga Zyra Përmbarimore “E.P.S.A shpk”; ende si debitor në banka e subjekte private, duke iu ndaluar tjetërsimi dhe përdorimi kapitaleve për aktivitet biznesi.