Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako uron besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve

732
Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkëve. Pasi ka kryer vizitën e rastit në kishën ortodokse kryebashkiaku i Durrësit ka dhënë urimin e tij për të gjithë besimtarët ortodoksë të Durrësit dhe të të gjithë Shqipërisë: “Në këtë ditë të shënuar dëshiroj ti shpreh të gjithë besimtarëve ortodoksë por edhe të gjithë qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë vendit, urimet më të ngrohta e të përzemërta në ditën e kremtimit të Pashkëve: Gëzuar për shumë vjet festën e Pashkëve, ditën e simbolit të fitores mbi të keqen dhe Ditën e Ringjalljes. Uroj që në çdo shtëpi të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë të mbretërojë paqja e dashuria, lumturia e harmonia.”
Sigal