Kryebashkiakët e jugut nuk marrin pjesë në programin e gjetjes së viktimave të komunizmit

179
Sigal

nga Agron Mema

Nuk besoj se qe rastësi mospjesëmarrja e kryebashkiakve jugor në prezantimin e programit për gjetjen e të zhdukurve pa varr si viktima të sistemit komunist. Ata kanë qenë të ftuar në panel në këtë aktivitet që u zhvillua në mesjavë në qytetin e Sarandës, por nuk ka marrë pjesë asnjë prej tyre. Por edhe të afërmit e viktimave nuk i kanë përfillur shumë me pjesmarrje duke u shprehur se ” nuk presim drekë nga ata që na i vranë prindërit dhe të afërmit tanë. Ne i dimë varret dhe bashkia nuk denjon ti hapë të marrim kockat. Këto janë hi syve për ne dhe për vete marrin ” .

Kështu shprehen disa familjarë që gazeta ” TELEGRAF ” i ka përcjellur shqetsimet e tyre, sidomos për varrin masiv tek ish dega e brendshme, sot barlulishtja dhe bashkia edhe pas dy vjetve nuk ka reaguar të hap pusin ku gjenden eshtrat e shumë personave. Po kryebashkiakët pse nuk morën pjesë? Përgjigja është mëse e qartë: nuk i lë origjina paraardhëse  filozofike komuniste e paraardhësve që shkaktuan këto fatkeqësira tragjike për këtë komb. Atherë çfarë mbeti? Thjeshtë u morën paratë e projektit dhe u hëngër dreka e përshpirtjes ku më shumë qenë punonjës administrate se sa të afërm dhe familjarë të të zhdukurve pa varr nga komunizmi.