Krujë/ Po digjte në furrë gëlqereje, ndoti ajrin, bie në pranga 49 vjeçari

471
Sigal

Një 49-vjeçar banues në fshatin Burizanë është proceduar penalisht nga Policia e Krujës për veprën penale “Ndotja e ajrit”.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.

Krujë/ Informacion

Vijojnë operacionet kundër krimeve mjedisore.

Procedohet penalisht një 49-vjeçar, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.

Në vijim të kontrolleve për parandalimin e krīmeve mjedisore, specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë proceduan penalisht shtetasin:

L. P., 49 vjeç, banues në fshatin Burizanë, Krujë, pasi në vendin e quajtur “Krastë”, Krujë, u konstatua duke djegur një furrë për prodhimin e gëlqeres, duke shkaktuar ndotje të ajrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.