Krujë/ Kishin drogë në banesë, në pranga babai, shpallet në kërkim i biri 29-vjeçar

211
Sigal

Një person është arrestuar si rezultat i një aksioni të policisë në Krujë . Mësohet se u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. K., 29 vjeç, (baba e bir), banues në Bret, Krujë. Sipas policisë gjatë kontrollit në banesën e tyre janë gjetur rreth 5 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

DVP Durrës

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen rreth 5 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Arrestohet në flagrancë një shtetas, shpallet në kërkim një tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e mara në rrugë operative se 2 shtetas posedonin lëndë narkotike në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e tyre në fshatin Bret, Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 5 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. K., 29 vjeç, (baba e bir), banues në Bret, Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.