Krujë/ 44-vjeçari kapet me 26 kg kanabis në banesë

432
Sigal

Një 44-vjeçar është arrestuar në fshatin Nojë të Krujës, pasi u kap me një sasi prej 26 kg kanabis.

Në kuadër të operacionit të koduar “Noja 3”, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit B. M., 44 vjeç, banues në fshatin Nojë, Krujë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar përreth banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Canabis Sativa” , thuhet në njoftimin e policisë.

Ja njoftimi I plotë:

Krujë

Goditet një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “NOJA 3”.

Operacioni nga Policia e Krujës në bashkëpunim me DVP Durrës dhe F.L.O, nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës.

Sekuestrohen rreth 26 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohet poseduesi i lëndës narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës e F.L.O, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “NOJA 3”.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit B. M., 44 vjeç, banues në fshatin Nojë, Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar përreth banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Canabis Sativa.