Kruja ia kalon Lazaratit për hashashin

192
Sigal

Sipas raportit të vitit 2020, me 79 raste të veprës penale të prodhimit dhe të kultivimit të drogës, qarku Gjirokastër, renditet i teti në vend për nga procedimet penale, por jo vetëm kaq.

Nga monitorimi i ajrit i bërë edhe nga partnerët e huaj, rezulton se Gjirokastra nuk konsiderohet një problem për policinë vendase.

Në 2020, rekordin e shënon Kruja, ku jo vetëm u konstatuan hapësira të mëdha të mbjelljes me kanabis, por u regjistruan më shumë se 400 procedime penale.

Duket se Lazarati i dikurshëm tashmë është zhvendosur në Krujë, sipas raportit të Prokurorit të Përgjithshëm.

Dikur, Gjirokastra përbënte numrin 1 të prodhimit të kanabisit në vend. Ndërsa, sot, regjistron raste dhe parcela droge më pak se Kruja, Vlora, Tirana, Durrësi, Fieri dhe është i barabartë me Shkodrën.

Nga Lazarati, ku nuk regjistrohet asnjë parcelë e mbjellë me kanabis, ashtu edhe siç paraqitet në raportet e agjencive të huaja, ka një tendencë në rritje për të mbjellë në disa nga fshatrat e Tepelenës, të cilat janë poshtë lumit Vjosë, në afërsi të rrethit të Përmetit, si edhe në disa prej fshatrave të këtij rrethi. Dikur, në përllogaritjet e Policisë, Gjirokastra përbënte më shumë se 52 për qind të të gjithë kanabisit që mbillej në vend, ndërsa sot sipas përllogaritjeve, jo vetëm të policisë, por edhe të prokurorisë, është më pak se 5 për qind, ndërsa Kruja ka 24 për qind të prodhimit.