Kristaq Rama, dështon si negociator i regjimit për daljen nga Ambasada Italiane të familjes Popa

589
Ylli Dylgjeri
– Marrë nga Libri “Mëkatarët 3” i Av.Nafiz Bezhanit
Kur krisi monizmi
( spy -story)
Ajo që ndodhi me 12/12/1985 ishte një nga ngjarjet më të renda që ka ndodhur gjatë gjithë kohës së regjimit monist.Shumekush mendonte se pas saj do te “priteshin koka sigurimsash”, por çuditerisht ndodhi ajo qe nuk besohej. Edhe pse ngjarja u krahasua me nje termet serioz, lekundjet ishin aq te vogla sa krijuan vetem disa plasaritje ne themelet e te ashtuquajturit pushtet popullor qe per me shume se 40 vjet ishte prapaganduar si i pavdekshem. Por kjo krisje ne themele, pa dyshim tregoi pleqerine dhe fundin e tij…
….Hyrja e Familjes Popa ne Ambasaden Italiane ishte aq befasuese sa tronditi gjithe politiken shqiptare.
Familja Popa, ka qene e cilesuar familje e deklasuar, per shkak te babait te tyre, Moisi Popa, ka qene bashkepuntor i fashisteve italiane, pas 7 Prillit 1939, kur italia fashiste pushtoi Shqiperine. Si e tille ishte degdisur ne fshatin Kulle te Sukthit. Kishte kaluar degada ne gjendje ferri dhe pa pare drite ne fund te tunelit…Pikerisht keto kushte perjetonte familja Popa ne v. 1985, ne keto kushte ajo morri vendimin per tu futur ne Ambasaden Italiane ne Tirane per te kerkuar strehim politik. Dhe realizimi i kesaj endre u be ne menyre te persosur duke shkaktuar nje tronditje te rende organeve te shtetit. Per nje kohe te gjate kjo ngjarje u be nje nga objektet me te rendesishme te masmedias, gjithashtu nje nga problemet kryesore te shtetit monist qe kerkonte zgjidhje teper te kujdesshme.
Hyrja e Familjes Popa ne Ambasaden Italiane ne Tirane ishte aq befasuese sa tronditi gjithe politiken shqiptare. Nder te paret u vu ne dijeni ishte Drejtori i Sigurimi i Shtetit nga i cili priteshin sqarime te metejshme edhe nga eproret e gjithe jeraqise shterore.
…Eshte fjala per venien ne prove te qendrimit qe do te mbahet nga shteti kunder tyre. Ne rast se nje ngjarje e tille do te kishte ndodhur kur ishte gjalle Enver Hoxha, padyshim qe shkelesit e ligjit do te arrestoheshin me njehere, kudoqofshin ndoshta edhe po te rrezikoheshin mardheniet diplomatike. Po tani? Ne qofte se shteti shqiptar do te toleroje deri ne masen e bisedimeve per gjetjen e rrugeve te zgjidhjes paqesore te çeshtjes, pa dyshim, do te konsiderohej sukses i tyre, nje prove e ndryshime ne politiken shqiptare, nje krisje ne themelet e shtetit socialist.
…Kaloi nje kohe e gjate me diskutime e propozime nga me te ndryshmet por asnje zgjidhje nuk u pranua nga vellezerit Popa. Nga italia erdhi nje grup senatoresh, nga te cilet dy ishin demokristiane, nje socialist e nje komunist.Bisedimet u zhvilluan ne bodrumin e Ambasades, me qellim qe te ishin sa me te rezervuara e te sigurta. Senatori demokristian beri prezantimin, kur, pa mbaruar fjale, u pergjegj Liljana me nje italishte te persosur:
– Komunistet te dalin jashte, ato nulk duam ti degjojme, per shkak se nga ato kemi vuajtur e po vuajme.
– Zonje- u pergjegj senatori demokristian,- ne kemi nje grup senatoresh qe perfaqesojme forcat politike te Italise, ju nuk keni te drejte te beni te tilla dallime.
-Zoteri,- tha ajo me ze me te vendosur,. Familja jone eshte sakrifikuar per Italine. Ju nuk kini te drejte te beni te tilla dallime, ju jeni ne borxh me familjen tone.
-Mund te jeni me te qarte ?- e pyeti Senatori.
-Natyrisht. Babai im, ne v.1939 ndihmoi italianet me te gjithe fuqine e tij ekonomike. Pikerisht per kete po na persekutojne komunistet.
– Zonje, babai juaj ka ndihmuar fashizmin, qe eshte denuar edhe ne Itali, dakort?
Pas ketij dialogu, gjakrat u qetesuan, por, edhe pse bisedimet vazhduan me qetesi, ato nuk dhane asnje perfundim.Palet kishin mbetur ne pozicione te pa levizura.Nga njera ane, qeveria shqiptare qe e kish bere te qarte qendrimin e saj ne deklaraten qe publikoj Agjencia Telegrafike Shqiptare me 22/12/1985, sipas te ciles “6 shtetasit te kompromentuar me veprimtari antishtetrore ne sherbim te nje shteti te huaj.. te mos mendojne se do te dalin nga Shqiperia”…Ministri i Brendshem Hekuran Isa deklaroi se: ” edhe po te vdesin, do varrosen ne krevatin e Ambadadorit Italian”.
Ky ishte pra qendrimi i pa ndryshuar qe kishte shteti shqiptar, ndersa nga ana tjeter kemi qendrimin e qeverise italiane dhe te pjestarreve te familjes Popa te cilet nuk pranonin asnje alternative tjeter, vec paisjen me pasaporta dhe me vizen perkatese per te gjashte te strehuarit ne ambasaden italiane. Kryeministri italian Betino Kraksi, kishte deklaruar se ishte disponibel per nje zgjidhje paqesore, por ne fakt , kembengulja e tyre, pa paraqitur alternative te pranueshme, tregon se bisedimet kishin ngecur dhe ishin larg nje zgjidhjeje paqesore…
Cilat valle do ishte formula e zgjidhjes Paqesore te kesaj çeshtje?
Ndoshta, nje nga zgjidhjet me shpresedhenese, e pranuar edhe nga lideret e shtetit shqiptar, ishte ajo e propozuar nga deputeti i zones se Sukthit, ne te cilen perfshihej edhe fshati Kulle, zoti Kristaq Rama.
Pasi morri miratimin e organeve perkatese, ai kerkoj te takohej personalisht me disidentet, te degjonte kerkesat e tyre, dhe, me ne fund tu propozonte nje zgjidhje te pranueshme, apo sic u shpreh vete Ai, e vetmja zgjidhje e pranueshme nga autoritetet shqiptare.. Deputeti, ne emer te zgjedhesve te zones se tij, do tu paraqiste atyre oferten per tu kthyer ne shtepine e tyre ne Kulle, nen garancine publike te deputetit, te pranuar paraprakisht nga shteti, duke garantuar te gjithe pjestaret e kesa familje se, jo vete nuk do kishin ndonje pasoje, por perkundrazi, do te kishin nje trajtim me njerzor ne plotesimi e kerkesa te tyre te ligjeshme.Ky premtim do te formalizohej me ane te nje marreveshje qe do te hartohej ne Ambadaden Italiane e cila do te firmosej nga Familja Popa, nga Deputeti Kristaq Rama, dhe nga Ambasadori Italian ne Tirane.
Per te garantuar zbatimin e kesaj marreveshje, pervec angazhimit te deputetit Rama, do ti jepeshin te drejta te posaçme diplomateve italiane te akredituar ne Tirane te shkonin sa here ta shikonin te arsyeshme, ne Familjen Popa ne Kulle ose te therrisnin cilindo pjestar te kasaj familje ne Ambasaden italiane ne Tirane.
Me kete projekt, deputeti Rama ishte entusiast dhe parashikonte zgjidhjen e ketij problemi, prandaj nuk
vonoi ti kerkonte Ambasadorit italian te jepte kontributin e tij per te arritur kete marreveshje.
….Ambasadori italian ne Tirane, kerkesen e deputetit Rama e bisedoj me pjestaret e familjes Popa, por Ai priti pergjigje te ashpra dhe te pa pranueshme….
Fjalet e Tij revoltuan pa mase Lilianen, e cila u hodh me ashpersi:
– Ne asnje menyre! Pa mendoni pak,ku ka qene deri me sot ky deputet?Perse nuk na u gjend kur ne po hiqnim te “zite e ullirit”, por na vjen sot? Ta them Une ku ishte ai: bente qef ne rruget e Parisit sebashku me zonjen Nexhmije Hoxha. Ndersa ti me thua takohemi me te, ë?
Ne asnje menyre!
….
(Vijon faqja 20 e librit Mekataret 3)
Sigal