Krimi trondit Lezhën, ekzekutohet një person. Detajet e para

202
Sigal

Një vrasje me armë zjarri ndodhi mesditën e sotme në Lezhë. Vrasja ka ndodhur në fshatin Manati të Lezhë dhe viktima është Lekë Gjonaj, 60 vjeç.

Autori i vrasjes dyshohet se është 16-vjeçari Florjan Përvathi, i cili pas krimit është dorëzuar në polici.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se bëhet fjalë për vrasje për shkak të hakmarrjes.

Kjo është vrasja e radhës në Lezhë, qytet i cili është duke u përballur me nivele të larta të kriminalitetit gjatë muajve të fundit.