Krimi në Lushnjë/ 57-vjeçari qëlloi me automatik bashkëfshatarët pas sherrit në lokal. Kush janë babë e bir, djali në gjendje të rëndë (Foto)

342
Sigal

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vrasjen në Lushnjë, ju një 57-vjeçari qëlloi me automatik babë e bir. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:47, në fshatin Fier i Ri në Lushnje. Mësohet se Sofokli Shani, banues në fshatin Krutje e Sipërme qëlloi me automatik në lokalin e tyre Rako Qorrin, 62 vjeç dhe të birin, Kejdi Qorrin, 31 vjeç.

ka dyshime që autori dhe viktimat të jenë zënë si fillim në lokal dhe më pas ky i fundit ka qëlluar ndaj tyre me breshëri automatiku. Po ashtu mësohet se djali pas ngjarjes u transportua në spitalin e Lushnjës, dhe më pas në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7

Deri më tani nuk dihen arsyet e ngjarjes në fjalë, ndërkohë që autori u arrestua pak pas krimit. Ky i fundit njihej nga banorët e zonës si një burrë i qetë, ndërsa është baba i tre fëmijëve emigrantë. Policia po heton në lidhje me ngjarjen e rëndë. Për më tepër shihni fotot që ka siguruar ‘BalkanWeb’ të viktimës dhe të djalit të tij të plagosur.