Krimi makabër në Korçë/ Marsela Toshi rrëfehet për herë të parë: Babai nuk më la t’i shikoja për herë të fundit fëmijët e mi

529
Sigal

Një dëshmi përtej të paimagjinueshmes. Rrëfimi i një nëne që ka humbur dy fëmijët e saj të mitur në mënyrën më makabre. Marsela Toshi ka folur sot në emisionin “Me zemër të hapur” duke përpirë lotët e saj që i ndalnin frymën edhe pse matanë një receptori telefoni. Për të janë të pakuptueshme akuzat se ajo ka vrarë fëmiëjt e saj. “Gjithçka e kam bërë për ta”, thotë ajo, ndërsa tregon se nuk e zë gjumi natën.

Përshëndetje Marsela! (të qara në kufje)
Përshëndetje!

Të shpreh ngushëllimet e drejtpërdrejta për humbjen e bashkëshortit dhe dy djemve të tu. Jemi gati të flasim sot?
Çfarë të flas unë, unë kam humbur dy fëmijët. (qan) Dalin dhe bëjnë legjendë aty. Çfarë të flasim. Del ajo nënë aty që ju luta të më çonte 50 euro se s’kisha bukë aty. Tani më del dhe më bën përralla me mbret aty.

Kanë qenë nipi dhe babai i burrit tënd që të kanë akuzuar.
Si ka mundësi të vras fëmijët e mi, kur unë i bëra të tëra për ata. (qan)

Ku ke qenë duke u gdhirë 5 dhjetor?
Natën që ndodhi kjo unë kam qenë me një familje prej 5 anëtarësh duke ikur për në Selanik për të kapur trenin. Si ka mundësi ta bëj unë një gjë të tillë. Të jemi më këmbë në tokë. Si ta varja unë atë burrë.

Ti ke deklaruar se je dhunuar?
Unë kam fjetur jashtë me dy fëmijë të vegjël në Korçë. E kam denoncuar në Greqi, kam shkuar edhe në policinë shqiptare. Atë natë që kam shkuar kam fjetur në tokë. Unë humbas fëmijët e mi, që të tëra i bëra për ata. Ajo nënë ka akoma gojë dhe flet, që më ka lënë 200 euro për 24 vjet. Iu përgjërova më ço 50 euro të blej një thes me miell dhe nuk e çau topin e tani del dhe më bën përralla mua. Që nuk më zë gjumi natën.

Si e mësove lajmin?
E mësova nga interneti vetëm për burrin isha në metro dhe pastaj për fëmijët, mu prenë këmbët. Nuk i besoja syve. Nuk më lanë as t’i shihja.

Kam nxjerr grekun nga karrigia dhe i kam thënë hap internetin. Erdha me autobus dhe më ndaluan tek dogana.

Keni thënë se me Naumin keni shkuar keq…
Kam deklaruam më parë në polici se ë burri me rreh dhe më nxjerr nga shtëpia më parë. E kam dhe një dokument të tillë në Greqi. Kush mi di mua hallet e mia.
Mbas krimit keni deklaruar se nuk keni pasur konflikte??
Unë i jam lutur që të më jap fëmijët dhe të më jap deklaratën që të më lejoj të iki.
Ju keni ikur në 19 nëntor?
Ça të bëja tjetër?: punë nuk kisha. Nuk donte të punonte. Më thoshte ik puno, hap këmbët se ke tyre koka për të ushqyer, Unë si kam unë dy muaj?

Natën e 4 dhjetorit, mes 5 dhjetorit, ditën e krimit ke hyrë në 2 të natës dhe ke ndenjur në Korçë..
Mbaj mend që kam ikur që në 4 nga Korça.

Sa orë më parë kishit mbërritur në Korçë?
Në orën 3 derdha

Pse erdhe?
Erdha për të takuar fëmijët ti jepja 50 euro.

Ca orë ke shkuar?
në orën 2 e gjysmë 3 e drekës. Nuk kam ndenjur as gjysmë orë, pasi më nxori prej krahësh. Pastaj unë ika. Mora plaçkat në hotel. Në për 5 mbasdite kamë qenë në Doganë. Në 12 të natën duhej të merrja trenin për Athinë. Shkova dhe zu ngritur nga gjumi në orën 2 e ca e drekës. Në 3 kam dalë nga shtëpia. Kam ikur lart dhe mora hotelin tek Trekëndëshi. Kam shkuar të takoja fëmijët e mi. Sa shkova i putha, dhe i përqafova. Më la veç gjysmë orë, më ka nxjerr jashtë dhe më ka mbyllur derën.

Ke qenë vetëm?
Kam qenë vetëm. Policia më ka bërë një kontroll rutinë. Më kanë lëshuar dhe më kanë dërguar me një familje nga Bilishti. Nga Selaniku dhe më pas kam ikur me tren për Athinë.

Atë ditë që ke mbërritur në shtëpinë e tij ka pasur grindje?
Jo, thjesht më ngriti zërin.

I ke kërkuar të dy djemtë?
I kam kërkuar të dy. Por më pas i kërkova të madhin, se i thash atë të madhin se e kam të timin.