Kríme mjedisore në zonën Bunavisë/ Policia dhe IKMT: Gjobitëm me 40 milionë lekë dy subjekte

315
Sigal

Inspektoriati Kombëtarit i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka gjobitur me nga dy milionë lekë të rinj dy subjekte në zonën e Bunavisë në Vlorë për krime mjedisore.

Policia njofton se dy subjekte të Impianteve të Përpunimit të Inerteve, me administratorë F. H. dhe V.D kanë përpunuar dhe transportuar inerte në mënyrë të paligjshme.

Sipas policisë këtyre subjekteve u ishte pezullua leja e shfrytëzimit të aktivitetit të tyre dhe ishin edhe pa leje mjedisore.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Evidentohen dhe gjobiten dy subjekte të tjera për shkelje në zonën e Bunavisë, Vlorë. Aksioni nga Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit (IKMT).

Dy subjekte të Impianteve të Përpunimit të Inerteve, me administratorët përkatës F. H. dhe V. D., në zonën e quajtur Bunavi, Vlorë, kanë përpunuar dhe transportuar inerte në mënyrë të paligjshme, pasi iu është pezulluar leja e shfrytëzimit të aktivitetit të tyre, dhe pa leje mjedisore.

Në vijim të veprimeve, Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Vlorë, ka nisur procedimin penal ndaj administratorëve të këtyre subjekteve, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”.

Gjithashtu, IKMT ka ndëshkuar subjektet në fjalë me masë administrative, në total 4.000.000 lekë të rinj, për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, konkretisht:

● Subjekti i Impiantit të Përpunimit të Inerteve, me administrator F. H. ka marrë masë administrative 2.000.000 lekë të rinj;

● Subjekti i Impiantit të Përpunimit të Inerteve, me administrator V. D. ka marrë masë administrative 2.000.000 lekë të rinj;

Policia e Shtetit dhe IKMT ftojnë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje apo dëmtim të mjedisit, në numrin falas 112 ose në Komisariatin Dixhital.