Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Protesta që universitetet që të mos shkojnë drejt greminës

102
Sigal

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi deklaroi sot se protesta duhet të vazhdojë që universiteti të mos shkojë drejt greminës.

“Situata aktuale është që gjendja e universiteteve me këtë lloj financimi të kërkimit shkencor, me këtë lloj nënvlerësimi të këtij sektori nga qeveritë, përfshirë rëndimin e kësaj situatë me qeverinë aktuale, këtu do përfundojë, me universitete që bien gjithnjë e më poshtë. Do tw ngelemi pa studentë. Sot është momenti pa kthim për të ndjekur protestën tonë, që të bëhet diçka për universitetet që të mos shkojnë drejt greminës.

Në lidhje me trajtimin financiar, synimi ynë është të ndryshojmë sistemin tonë.

Duhet të vlerësohet pedagogu në mënyrë që të rrisë sasinë e kohës. Duam që atë kohë që pedagogu e vlerëson për të mbajtur familjen, ai të ketë mundësinë që kjo kohë t’i paguhet në universitet”, tha Kovaçi.

Para Korpusit Universitar ai i bëri thirrje rektorëve që të mbështesin protestën dhe të thërrasin Konferencën e Rektorëve.

Kovaçi deklaroi se nuk do të detyrohen me këtë rast që të mësojnë gjuhën e Bangladeshit, pasi në fakultetet e tyre do mësojnë të rinjtë nga ky shtet, pasi shqiptarët do të ikin me gjasa.

“I bëj tirrje rektorëve të universiteteve publike, kishte përmirësim herën e fundit në diskutime, por mbani qëndrim për këtë protestë. Ky është shansi i fundit për të bërë një ndryshim në arsim. Mblidhni konferencën e Rektorëve, mbani qëndrim. Dikur është mbajtur. Në të kundër do e mbani arsimin në gjendje kënetore, dhe të na iknin me gomone studentët. Reklama e studentëve nga Bangaladeshi nuk shkon. Të mbështesim studentët tanë dhe jo të mësojmë gjuhën e Bangladeshit.”, tha Kovaci.