Kreu i Kuvendit, Meta vizitë zyrtare në Suedi

618
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Suedi me ftesë të Kryetarit të Parlamentit Suedez (Riksdag), z. Urban Ahlin. Gjatë vizitës dyditore z. Meta dhe delegacioni parlamentar që e shoqëron do të zhvillojnë takime me personalitete të larta të Suedisë.
Kryetari i Kuvendit z. Meta do të pritet në takime të veçanta nga Ministri i Sipërmarrjes dhe Inovacionit, z. Mikael Damberg, Ministrja e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit, znj. Isabella Lövin dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, znj. Margot Wallström.
Të martën delegacioni shqiptar do të vizitojë Parlamentin e Suedisë, ku do të zhvillohen takime me Kryetarin e Parlamentit, z. Urban Ahlin dhe me kryetarët e disa komisioneve parlamentare.
Delegacioni shqiptar përbëhet nga Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, znj. Arta Dade, deputetët znj. Kejdi Mehmetaj dhe z. Agron Duka.
Sigal