Kreu i FBI-së shqiptare, përzgjidhet fituesi, SPAK e shpall në ora 14:00 (emri)

336
Sigal

Prokuroria e Posaçme mbyll procedurën e shqyrtimit të kandidaturave për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Sipas burimeve SPAK ka përmbyllur procesin duke përzgjedhur vetëm një kandidturë të vetme për t’ia dërguar për miratim Këshillit të Lartë Prokurorisë.

Bëhet fjalë se emri i vetëm që ka kaluar procedurën e vettingut është zv.drejtorja e Përgjithshmë e Policisë, Aida Hajnaj. Hajnaj ishte e vetmja që ka kaluar vettingun nga komisioni i posaçëm i ngritur nga SPAK

Në garë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit ishin në garë katër kandidatë, ku veç Hajnajt, ishin dhe Ervin Hodaj, Artur Beu dhe Idajet Faskaj.

Sakaq emri i numrit të dy të Policisë së Shtetit u kontestua nga ana e PD-së, ku nënkryetari Edi Paloka u shpreh se kjo procedurë ishte paracaktuar, duke paralajmëruar zgjedhjen e Hajnajt. Paloka kërkoi pezullimin e procesit dhe nisjen nga e para të saj. Por ky qëndrimi shkaktoi një reagim të fortë nga ana e ambasadores amerikane Yuri Kim.