KQZ nis certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, për 5 Qarqet e para. Ja cilët janë

510
Ashtu siç ishte paralajmëruar që nga dita e sotme KQZ do të niste certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 25 Qershorit. Gjatë mbledhjes së zhvilluar paraditen e të hënës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi projektvendimet për nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve të 25 qershorit në 5 qarqe.

Njoftohet se janë miratuar zyrtarisht tabelat me rezultatet në qarqet e Fierit, Kukësit, Elbasanit, Lezhës dhe Dibrës. Kështu në qarkun e Fierit Partia Socialiste mori 10 deputetë, PD 4 dhe LSI 2. Kurse në Kukës 2 i mori PD dhe një PS.

Në qarkun e Lezhës PS dhe PD nga 3, ndërsa LSI vetëm një, ndërsa në Elbasan 7 PS, 3 PD, 2 LSI dhe 2 PDIU. Qarku i fundit në mbledhjen e sotme ishte Dibra, aty ku PS dhe PD morën nga 2 mandate, LSI një dhe PDIU një.

Vendimet e KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:

1. “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore, Qarku Fier, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017”.

2. “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore, Qarku Kukës, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017”.

3. “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore, Qarku Elbasan, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017”.

4. “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore, Qarku Lezhë, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017”.

5. “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore, Qarku Dibër, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017”.
Sigal