KQZ-ja, ultimatum partive: Dorëzoni urgjentisht emrat e komisionerëve

506
Komisioni Qendro i Zgjedhjeve i ka bërë një ultimatum partive politike që të dorëzojnë listat e komisionerëve me urgjencë në 5 qarqe, sepse janë në limitet e fundit kohore dhe po rrezikojnë zgjedhjet.

Zëdhënësja Drilona Hoxhaj deklaroi se “nesër, ditën e shtunë, fillon shpërndarja e materialeve zgjedhore nga KZAZ-të drejt Qendrave të Votimit, procesi i cili duhet të përmbyllet 15 orë para hapjes së votimit. Ky proces i rëndësishëm po vihet në rrezik partitë politike të cilat nuk po depozitojnë propozimet për komisionerët e qendrave të votimit.

Edhe pse jemi në limitet e fundit kohore për të bërë emërimet e komisionerëve të qendrave të votimit, nga informacioni i përditësuar rezulton se 16 KZAZ nuk kanë përmbyllur emërimet e anëtarëve të KQV-ve. Konkretisht:

1- Qarku Shkodër, nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve;

KZAZ 2- PS,PD,PR nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.
KZAZ 3- PR nuk ka dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët. 
KZAZ 4– PD,PSnuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët. 
KZAZ 5 – PD, PS, PRnuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët. 

2- Qarku Lezhë, nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve;
KZAZ 12 dhe KZAZ 13- PRnuk ka dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët. 

2- Qarku Elbasan, KZAZ të cilat ende nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve.
KZAZ 47-48-50- PD, LSI, PS, PR nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët. 
KZAZ49 –PDnuk ka dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët. 

3- Qarku Durrës, nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve;
KZAZ 21- PD, LSI, PS, PR nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.
KZAZ 22,KZAZ 23, KZAZ 24 – PRnuk ka dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët. 

4- Qarku Fier, nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve;
KZAZ 56– PD, PR, nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët. 

5- Qarku Korçë, ende nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve;
KZAZ 67- PD, PS, PRnuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët. 
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon partive politike që të mos bëhen pengëse për administrimin e procesit zgjedhor, dhe të dorëzojnë urgjentisht listat emërore për komisionerëte QV-ve me dokumentacionin përkatës pranë KZAZ-ve të sipërcituara. 
Sigal