KQZ i ka kërkuar 20 kompanive që operojnë në fushën e teknologjisë një vlerësim mbi kostot e përdorimit të pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve

321
Sigal

Në zbatim të nenit 23 dhe 179 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe Vendimit nr. 02, datë 31.10.2020 të Komisionit Rregullator “Për llojin dhe karakteristikat që duhet të plotësojnë sistemet dhe pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve që prokurohen dhe përdoren në zgjedhje në Republikën e Shqipërisë”, si dhe ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik.” i ndryshuar, neni 59 i VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, KQZ është në procesin e përllogaritjes së vlerës financiare së pritshme të kontratës për implementimin e Sistemit Elektronik të Identifikimit të Votuesve dhe Pajisjeve Elektronike të Identifikimit, që do të përdoren në zgjedhjet e datës 25 Prill 2021.

Me qëllim mirëpërdorimin e fondeve dhe garantimin e një transparence të plotë në këtë proces, KQZ ju ka kërkuar 20 kompanive me eksperiencë ndërkombëtare që operojnë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe/ose me përvojë në proceset zgjedhore, të prezantojnë një vlerësim mbi kostot e përdorimit të sistemit dhe pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve.

Lista e këtyre kompaneve është si vijon:

1.      INSPECTRON LTD, https://www.inspectron.com/index

2.      SAFRAN MORPHO, https://www.safran-group.com/content/morpho

  1. M2SYS, m2sys.com
  2. IDECO BIOMETRICS, https://www.ideco.co.za/
  3. KOFAX, https://www.kofax.com
  4. ELECTION SYSTEM & SOFTWARE, https://www.essvote.com/contact/
  5. INDRA, https://www.indracompany.com/en/
  6. CYBERNETICA AS, https://cyber.ee/
  7. COMMUNICATION PROGRESS SH.P.K, COMMPROG.COM
  8. CGTS, cgtscorp.com
  9. SCYTL, https://www.scytl.com/
  10. TCN, tcn.al
  11. CIELA, ciela.net
  12. HSB IDENTIFICATION B.V https://www.hsb.nl/
  13. SECOM S.R.L, secomitalia.com
  14. DERMATOLOG IDENTIFICATION SYSTEM GmbH, dermatolog.com
  15. IN2, https://www.in2.hr/en
  16. THALES GROUP, https://www.thalesgroup.com/en
  17. EVERIS AN NTT DATA COMPANY, https://www.everis.com/global/en
  18. SMARTMATIC WORLDWIDE HEADQUARTERS, https://www.smartmatic.com/

 

Me qëllim nisjen e procedurës së prokurimit për pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve, dhe  për përllogaritjen e vlerës së kontratës sipas çmimeve të tregut, KQZ i ka kërkuar kompanive të sipërcituara, listën e kostove bazuar mbi llojin dhe karakteristikat teknike të sistemeve të pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve të përcaktuara me vendim të Komisionit Rregullator.

KQZ me administrimin e informacionit dhe të dhënave të dërguara nga kompanitë e mësipërme, do të përcaktojë buxhetin për projektin e identifikimit elektronik të votuesve, si dhe do të hartojë dokumentacionin e tenderit mbi të cilin do të fillojnë procedurat e prokurimit.