Kosovë, shqiptari i vret bashkëshortin kushërirës, e lë të plagosur bashkë me djalin e saj

54

Mëngjesin e kësaj të marte Gjakova është tronditur nga një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një personi.

Sipas mediave vendase raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bardhaniq të Gjakovës gjatë orëve të para të kësaj të marte.

Ndërkohë dyshohet se ka qenë një shtetas i Shqipërisë që ka sulmuar me thīkë bashkëshortin e kushërirës së tij, i cili nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra.

Gjithashtu nga kjo përplasje ka mbetur e lënduar edhe gruaja e djali i vīktimës.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe Drejtori i Policisë rajonale të Gjakovës Lumni Graishta, i cili ka thënë se vdekjen e ka konfirmuar edhe ekipi mjekësor.

“Rreth orës 03:00 të datës 07.07.2020 Policia në Gjakovë është informuar për një rast vrasje në fshatin Bardhaniq.

Të gjitha njësitet relevante si njësitet patrulluese, hetuesia, forenzika, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i janë përgjigj vendit të ngjarjes. Mjeku ka konstatuar vdekjen e vīktimës ndërsa dy personave tjerë iu është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore.”- deklaroi Graishta.

Ndër të tjera sipas informacioneve paraprake ai thotë se i dyshuari me iniciale I.V., shtetas i Shqipërisë, ka sulmuar me thīkë mikun e tij, gruan dhe djalin e vīktimës, por më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Sipas informatave të para, i dyshuari V.I. mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë ka sulmuar me thikë mikun e tij (vīktimën), gruan dhe djalin e tij, pas të cilit akt i dyshuari është arratisur. Por, policia ka arritur ta gjejë të dyshuarin. Të dhënat e personit të dyshuar i janë përcjellë të gjitha njësiteve policore dhe rreth orës 07:00 i njëjti është arrestuar nga Stacioni Policor në Deçan.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, i dyshuari është ndaluar për 48 orë. I lënduari tjetër (djali i viktimës) për shkak të plagëve të rënda është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit vepra është cilësuar si ”Vrāsje e Rëndë”, ekzaminimi i vendit të ngjarjes po vazhdon ende, kurse hetimet janë duke u zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakovë në mbikëqyrje të afërt të prokurorit të shtetit.”- ka thënë Graishta.